FABER OFRON ZGJIDHJE TE RAFINUARA

NEPERMJET TEKNOLOGJISE INOVATIVE

DHE FRYMES SE RE TE DIZAJNIT

Teknologjitë

Teknologjia Silk Act, shpikja e pare e vertete, e cila redukton nivelin e zhurmes se pajisjes, regjistron nje amplitude-frekuence dhe krijon nje vale plotesuese e cila fshin ate origjinalen duke e reduktuar deri ne 13dBA.- SILK ACT: ZVOGËLIM I ZHURMËS AKTIVE
Mekanizmi HFH eshte nje sistem origjinal filtrimi FABER, jetegjate, me nje shkalle efektshmerie deri ne 95% . Mekanizmi HFH eshte lehtesisht i çmontueshem dhe mund te lahet ne lavastovilje. - HFH: SISTEM FILTRIMI ME FILTRA AKTIVË KARBONI TEPËR EFEKTIVË
Teknologjia Pro Tech eshte nje sistem sigurie i cili kontrollon pjanuren dhe emeton nje sinjal akustik kur temperatura eshte shume e larte dhe/ose kur ka rrjedhje uji. Pro Tech mbron femijet duke çaktivizuar pjanuren elektrike dhe soben- PROTECH: SISTEM I PLOTË SIGURIE
Motori Brushless me nje efikasitet te larte aspirimi, dhe ndriçimi Ledlight, mundesojne kursimin e energjise elektrike si dhe reduktimin e çlirimit te CO2- KURSIM I ENERGJISË ME MOTORIN PA FURÇA DHE TEKNOLOGJINË ME DRITË LED

Teknologjitë
Videon

KURSEN ENERGJI

PSE DUHET TE ZGJEDHIM FABER

Teknologjia e perdorur per aspiratoret Faber ju ofron risine dhe lirine per te menaxhuar hapesiren e shtepise tuaj.

Silk ACT
HFH
protech
energy saving

Dizajni

Dizajni ynë është besnik ndaj parimit të arkitektit Amerikan,
Louis Henry Sullivan: “Forma ndjek funksionin”.

Është mënyra jonë për të krijuar aspiratorë që përkojnë me nevojat tuaja aktuale, si praktike ashtu edhe estetike.
Është mënyra jonë për të mos u ngatërruar me dizajnin e modës.

Aspiratori ka qënë i fundit ndër pajisjet elektroshtëpiake që ka shpalosur dizajnin e tij: pa bërë deklarata false, ne ishim të parët që sollëm një sens novacioni dhe zhvillimi industrial për aspiratorët e oxhakut, një zgjidhje estetike që ka vendosur standartet. Ne i dizenjojmë modelet tona duke ditur që aspiratori ka një impakt pamor të fortë në kuzhinë, duke forcuar dhe harmonizuar linjat e saj, duke e integruar vetveten pa e humbur stilin. Vlera estetike është e vështirë për tu përcaktuar, por natyrisht e rëndësishme për zgjedhjen tuaj. Përgjigja jonë ndaj shijes tuaj mund të shihet në gamën e gjerë që ju ofrojmë në mënyrë të tillë që ju t’i jepni formë stilit tuaj në kuzhinë. Stili i Faber është i pranishëm në çdo model, por shprehja e tij më e lartë është tek aspiratorët dekorativë.

Jepini vlerë zgjedhjes tuaj, zgjidhni Faber.

Garancitë dhe Çertifikatat

Të gjitha produktet Faber mbulohen nga një “garanci e plotë” 2 vjeçare (Shtetet Europiane).

Aspiratori juaj është garantuar ndaj çdo mungese pajtueshmërie që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe.

Ne i ndërtojmë aspiratorët tanë për të qënë jetëgjatë dhe të sigurtë, një nga qëllimet tona më të mëdha është t’iu mundësojmë produkte pa difekte, prandaj ne nuk hezitojmë t’iu mundësojmë garanci e mbështetje.

Aspiratori Faber është sinonim i cilësisë dhe sigurisë

Kënaqësia e klientëve është padyshim tregues i rëndësishëm që shpërblen përpjekjet tona, por përsëri nuk mjafton.

Aspiratorët Faber janë të çertifikuar për të mundësuar cilësi dhe siguri, nga institutet udhëheqëse të çertifikimit në Europë dhe në botë:

IMQ
Italian Quality Mark (Marka Italiane e Cilësisë), e njohur ligjërisht në Komunitetin Europian

Nemko
Norway Quality Mark (Marka Norvegjeze e Cilësisë), e njohur në Shtetet Skandinave

UL
Marka e Cilësisë në SH.B.A dhe Kanada

CQC
Marka Kineze e Cilësisë


Laboratori i Autorizuar

Organizmat kryesorë botërorë për çertifikimin dhe miratimin, e kanë nderuar përkushtimin e Faber ndaj cilësisë duke lejuar laboratorin tonë eksperimental të kryejë testime që njohin përputhshmërinë e produkteve tona me kërkesat më të rrepta të sigurisë.

IMQ
Nemko
UL
CQC

Cilësia

Aspiratorët Faber: fruti i 50 viteve mjeshtëri në kujdesin e ajrit në kuzhinë.

Ne ishim të parët në sektorin e aspiratorëve të kuzhinës që përfituam sistemin e çertifikimit të cilësisë ISO 9001. Të gjithë aspiratorët Faber janë subjekte të testimit të sigurisë dhe verifikimit të performancës.

SHKARKONI KATALOGUN