Ne 1955 Abramo Galassi themeloi Faber Plast shpk. Ai synonte krijimin e diçkaje te re dhe te zhvillohej. Ne bashkepunim me tre ortake dhe me punen e nje punonjesi te vetem, perpunoi plastiken duke prodhuar objekte per shtepine.
-
1955
-
1958
Faber prodhon aspiratorin e parë plexiglas në 1958. Përgjigja është e menjëhershme: Abramo Galassi kishte qëlluar në shenjë.
-
1963
Faber prodhon aspiratorin e parë thithës në 1963. Kompania rritet: në fund të viteve 60, janë rreth njëqind punëtorë dhe kompania është gati për të hyrë në tregjet e huaja.
-
1972
Faber plast kthehet në Faber SpA në 1972. Investitorët kanë krijuar besim dhe aktiviteti ka marrë zhvillim të madh. Faber është emri më i njohur për aspiratorët në Itali. Sektori është tashmë një realitet industrial.
-
1982
Në fillim të viteve 80′ investimet e mëdha në teknologji për të automatizuar prodhimin dhe për të modernizuar fabrikat e bëjnë rritjen e Faber të pandalshme. Flaminia Deutschland (Gjermani) bëhet partner.
-
1987
Fabrika FinFaber SpA është themeluar në 1987 për të menaxhuar investimet në Faber SpA dhe për të promovuar rritjen e degëve tregtare në Britani, SHBA dhe Kanada.
-
1990
Sipërmarrje e përbashkët me kompanitë lidere në trajtimin e ajrit karakterizojnë gjysmën e parë të viteve 90′: Mepamsa në Spanjë, Spar në Argjentinë bëhen pjesë e Faber Group dhe hapet kompania Flaminia Aspirator në Turqi.
-
1996
Faber synon tregjet Aziatike dhe në 1996 themelon Flaminia Nanjing në Kinë dhe në 1997 Faber Heatkraft në Indi.
-
1999
Në 2001 Faber merr përsipër Futurum SA, kompaninë e parë Suedeze e sektorit, gjithashtu edhe Mepamsa. Është themeluar Faber Luki, një sipërmarrje strategjike në Rusi për tregjet e Europës Lindore.
-
2001
Faber Group forcon pozicionin e tij në Europë duke marrë përsipër në vitin 1998 Roblin SA në Francë, dhe duke hapur në 1999 Faber Flavia, një agjensi tregtare me bazë në Athinë, Greqi.
-
2002
Zgjedhjet e testit janë të duhurat dhe Profesor Abramo Galassi nderohet me çmimin Sipërmarrësi i Vitit 2002 “për planet më efektive të biznesit në tregjet ndërkombëtare”.
-
2004
Në Gusht të 2004 grupi Zviceran Franke bëhet aksioneri kryesor i Faber Spa dhe konfirmon vizionin e përbashkët dhe lidhjen e fortë midis dy grupeve
-
2005
Në 2005 Faber bëhet totalisht pjesë e Grupit Franke, tek i cili ka një rol të rëndësishëm si Njësi Biznesi.
-
2013
2013 – Sukseset e arritura në më shumë se 50 vjet histori janë burim sadisfaksioni dhe nxitje për të realizuar objektiva edhe më të rëndësishëm. Sot ne imagjinojmë, krijojmë dhe projektojmë të ardhmen tonë.