Përdorimi, pastrimi dhe mirëmbajtja e aspiratorit tuaj Faber

Si të merrni më të mirën prej aspiratorit tuaj Faber dhe ta ruani atë në gjendje të shkëlqyer me kalimin e kohës.

PËRDORIMI I ASPIRATORIT TUAJ

Ndizni aspiratorin një minutë përpara se të filloni gatimin për të krijuar një rrymë ajri për përçimin e tymrave dhe avujve në zonën e thithjes.

Shpejtësitë e ulta janë përgjithësisht të mjaftueshme për tymrat dhe aromat e dobëta të gatimit, si për shembull gjatë gatimit të pastave dhe salcërave.

Shpejtësitë e mëdha janë të nevojshme për gatimet që tejçojnë tymra dhe aroma të forta, si për shembull skuqja, pjekja apo gatimi i disa ushqimeve njëkohësisht.

Lëreni, nëse është e nevojshme, aspiratorin ndezur edhe pas gatimit për të siguruar që të gjitha tymrat dhe aromat janë thithur.

EFIKASITETI I FILTRAVE TUAJ

Mirëmbajtja e filtrave ju siguron përdorim efektiv të aspiratorit.

  • Larja me dorë ose larja me lavastovilje e filtrave metalikë të yndyrës çdo dy muaj (*).
  • Zëvëndësojini filtrat sintetikë të yndyrës çdo dy muaj.
    KUJDES! grumbullimi i yndyrës në filtra përbën rrezik zjarri: gjithmonë kryeni mirëmbajtjen e filtrave!
  • Zëvëndësojini filtrat çdo tre muaj (vetëm për aspiratorët me filtrim).

*Intervalet i referohen përdorimeve normale të aspiratorëve, rreth 3 orë në ditë.

PASTRIMI I ASPIRATORIT

  • Hiqni papastërtitë me një sfungjer të lagur dhe pak sapun (*)
  • Shplani me një leckë të lagur
  • Fshini me një leckë të butë, nëse aspiratori është inoks përfundojeni me një lustër metali.
  • Pastrimi i pjesës së brendshme të aspiratorit duhet të kryhet një herë në vit

*Produktet e pastrimit me bazë acidi mund të dëmtojnë sipërfaqjen e aspiratorit tuaj.

PRODUKTET FABER CLIN & CLIN BËJNË QË MIRËMBAJTJA TË JETË MË E THJESHTË!

  • Clin & Clin për pastrimin
    Heq njollat, papastërtitë, oksidimin e vogël si pasojë e përdorimit të përditshëm dhe rikthen shkëlqimin natyral mbi sipërfaqjet e çelikut.
  • Peshqir mbrojtës Clin & Clin
    Mbron dhe ruan bukurinë e sipërfaqjeve të çelikut përgjatë kohës. Praktik dhe i hedhshëm, aplikojeni në zonat që janë të pastra dhe të thata.

PERPARA INSTALIMIT TE ASPIRATORIT