Dizajni nuk duhet ngatërruar me modën.

Ne besojmë në parimin që”forma ndjek funksionin”. Prandaj ne sigurojmë që të gjithë produktet tona të plotësojnë nevoja reale jo imagjinare dhe të jenë praktike po aq sa me stil.
Për ne dizajni, është mënyrë të menduari, mënyrë transformimi e ideve abstrakte në produkte me vlera reale.

DIZAJNI DHE FUNKSIONI

Dizajn ekskluziv, shije e shkëlqyer, elegancë natyrale dhe harmonia midis tyre është diçka që nuk vjen lehtësisht. Janë të domosdoshme kerkime të vazhdueshme si në stil edhe në funksionalitet.

Ju do të shikoni rezultatet e stilit Faber në të gjithë produktet tona, dhe risitë më të fundit te aspiratorët që janë në sasi të limituar.

ELEGANCË DHE EFIKASITET

Zgjedhja e aspiratorit mund të ketë një ndikim thelbësor në pamjen e kuzhinës tuaj. Aspiratori ideal duhet të përmirësojë stilin e kuzhinës tuaj dhe të ndërthuret me të pa dashur të fshihet.

Këtë gjë kemi parasysh sa herë krijojmë një model të ri. Për ne, aspiratori duhet të jetë plotësisht funksional dhe efektiv edhe në stil. Stili mund të jetë i vështirë për tu përshkruar por impakti i tij është i pafund.

BUKURI DHE MIRËQËNIE

Te Faber, ne perdorim dizajnin për të shprehur esencën e inovacioneve teknike dhe kërkimeve stilistike, për ti ofruar të bukurën dhe mirëqënien brezave të ardhshëm. Në këtë mënyrë ne duam të lëmë gjurmë në botë.