Faber Cappa a parete Modular Nero opaco

Aspiratorët dhe filtruesit për kuzhinë

Faber Cappa a parete Modular in nero opaco

Aspiratorët dhe filtruesit për kuzhinë

Aspiratorët e kuzhinës janë të domosdoshëm

Aspiratorët e kuzhinës, që mund të jenë të varur ose inkaso, modernë, klasikë ose bashkëkohorë, janë elektroshtëpiake të domosdoshme, që duhen zgjedhur me kujdes, duke marrë parasysh faktorë si funksioni dhe estetika, por edhe lehtësinë e përdorimit dhe të instalimit.

Kompania "Faber", për më shumë se 60 vjet, i ka ndërthurur me përsosmëri të gjitha këto elemente në aspiratorët e saj, që janë vërtet të domosdoshëm për këdo që dëshiron të gatuajë në qetësi të plotë, pa e vrarë mendjen se mos përhapen në shtëpi aromat e pakëndshme ose se mos ia dëmton mobilet avulli.

Faber Coppia cucina con padelle su piano cottura a induzione e cappa a parete

Faber Coppia cucina con padelle su piano cottura a induzione e cappa a parete

FAQs

Ju rekomandojmë të instaloni aspiratorin ajrues meqë është më efikas, më i sigurt dhe më i qetë. Është në gjendje të nxjerrë jashtë ajrin e ndotur nëpërmjet një tubi shkarkimi dhe të fusë ajër të freskët brenda, duke e bërë mjedisin më të sigurt. Çështja e sigurisë është veçanërisht e rëndësishme kur në ndërtesë ka pajisje që punojnë me gaz: kështu thotë edhe ligji 46/90. Aspiratorët ajrues janë më të qetë pasi shpejtësia e rrotullimit të elektromotorit, në përgjithësi, është më e ulët. Për pasojë, në brendësi të pajisjes formohen më pak vorbulla.

Vëllimi i kuzhinës përcakton kapacitetin e nevojshëm të ajrimit. Aspiratori efikas e ndërron ajrin e kuzhinës 10 herë në orë*. Elektromotori i fuqishëm garanton më shumë qetësi dhe më pak konsum të energjisë elektrike, sepse është efikas kur punon me shpejtësi të ulët.
Aspiratori nuk shkakton shqetësime nëse, gjatë punës, nuk tejkalon nivelin prej 55 dB(A) të zhurmës. Elektromotori i fuqishëm mund të jetë efikas dhe i qetë, edhe kur punon me shpejtësi të ulët.
*Doracaku i ventilatorëve - F. Bleier 1998

Aspiratori duhet të instalohet të paktën 65 cm larg pianurës. Ju rekomandojmë që të mos e instaloni më shumë se 75 cm larg pianurës, në mënyrë që t'i tërheqë avujt si duhet. Pra, tymi duhet të shkarkohet sa më pranë aspiratorit. Zgjidhni tuba me diametër 150 mm (ose, në çdo rast, jo më pak se 120 mm), jo më të gjatë se 3-4 metra dhe me jo më shumë se 2 bërryla. Kujdes: garancia nuk mbulon asnjë dëmtim që shkaktohet nga mosrespektimi i distancave minimale të sigurisë.

Tubi me diametër 150 mm është optimal për aspiratorët me prurje 300 mc/h e lart. Nëse nuk është e mundur të instaloni tuba me këtë diametër, rekomandojmë tuba me diametër 120 mm. Tubat me diametër më të vegjël mund të ndikojnë për keq në normën e qarkullimit dhe në nivelin e zhurmës së aspiratorit.

Përpara se të bëni provën e ajrimit, sigurohuni që aspiratori të jetë montuar si duhet, duke respektuar udhëzimet e montimit, që jepen në broshurën e udhëzimeve që shoqëron produktin. Provën e parë të ajrimit mund të bëni duke ndezur edhe aspiratorin, edhe pianurën, në të cilën duhet të zieni pak ujë. Nëse instalimi është i saktë, por thithja e dobët si pasojë e ndonjë defekti të produktit, duhet të kërkoni ndërhyrjen e qendrës së autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar qendrës kodet e shkruara në etiketën që ndodhet në brendësi të aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061

Kapaciteti i ajrimit dhe niveli i zhurmës së aspiratorëve të markës "Faber" maten në bazë të standardeve ndërkombëtare IEC/EN 61591 dhe IEC/EN 60704-3 (niveli i zhurmës), të përgatitura posaçërisht nga organet certifikuese për të matur rendimentin e punës të aspiratorëve të kuzhinës. Këto metoda rikrijojnë kushtet tipike të instalimit dhe funksionimit, duke siguruar kështu të dhëna aktuale dhe të sakta. Kërkoni që rendimenti i punës i aspiratorëve t'u referohet këtyre rregulloreve: mund të mbështeteni në informacione të sakta, të plota dhe të besueshme, si këto që deklarojmë ne. Laboratori ynë është i akredituar nga autoritetet IMQ dhe NEMKO. I gjithë rendimenti i punës i aspiratorëve "Faber", duke përfshirë kapacitetin e filtrave të kapjes së yndyrës dhe ndriçimin e llambave, matet në brendësi të pajisjes.

Për të pastruar aspiratorin e kuzhinës, përdorni një copë rrobe të butë dhe një detergjent neutral pa klor për të mos dëmtuar veshjen e pajisjes. Për të zbuluar gamën e produkteve "Faber" të dedikuara për pastrimin e aspiratorëve dhe pianurave të kuzhinës, vizitoni faqen "Filtrat dhe aksesorët".

Për të shkarkuar broshurën e udhëzimeve, shënoni kodin e modelit të aspiratorit në pjesën "Dokumentacioni i produktit" në zonën "Mbështetja" (supporto).

Përpara se të kontaktoni me qendrën e asistencës teknike për të kërkuar ndërhyrje, shihni pjesët "Përdorimi" dhe "Mirëmbajtja" të broshurës së udhëzimeve të aspiratorit.

Kontrolloni instalimin për t'u siguruar që të jetë bërë në përputhje me udhëzimet që jepen në broshurën e aspiratorit. Nëse instalimi është i saktë, duhet të kërkoni ndërhyrjen e një qendre të autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar kodin që ndodhet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061

Modeli i çdo aspiratori jepet në etiketën brenda produktit (pas heqjes së filtrave/skarës metalike). Kjo etiketë ka një kod për asistencën, në pjesën e sipërme djathtas. Kodi ka 7 ose 9 shifra që fillojnë me 63..., ose 10 shifra, në formatin: 110.xxxx.xxx.

Në rast se etiketa është e palexueshme ose e dëmtuar, mund të kërkoni ndihmë, duke plotësuar formularin në pjesën "Mbështetja".

Zhurma e aspiratorit shkaktohet nga kalimi i ajrit brenda tij gjatë punës së pajisjes. Komponentët e aspiratorëve "Faber" janë projektuar në mënyrë të tillë që të pakësohen pengesat gjatë kalimit të rrymës së ajrit. Kjo bën që niveli i zhurmës të jetë shumë i ulët. Një masë efektive për të shmangur rritjen e nivelit të zhurmës është përdorimi i tubave të shkarkimit me diametër të madh (120-150 mm). Filtrat e ndotur ose të bllokuar mund të pengojnë qarkullimin e ajrit: pastrimi (ose ndërrimi) periodik i filtrave garanton qarkullim të mirë të ajrit. Po ashtu, zhurmat e aspiratorit mund të izolohen, duke përdorur teknologjinë inovative të markës "Faber" kundër zhurmave. Zbuloni teknologjitë tona.

Aspiratori, i cili instalohet në afërsi të pllakës së sipërme, është i pajisur me një vrimë përmes së cilës është e mundur të kalohet tubi për nxjerrjen e tymit. Daljet shtesë, për shembull në oxhaqe, nuk rekomandohen, sepse çdo dëmtim estetik që i shkaktohet çelikut nuk mbulohet nga garancia.

Po, është e mundur të kërkoni një kopje të certifikatës së garancisë. Plotësoni formularin në pjesën "Mbështetja".

Kontrolloni instalimin për t'u siguruar që të jetë bërë në përputhje me udhëzimet që jepen në broshurën e aspiratorit. Nëse instalimi është i saktë dhe zhurma shkaktohet nga produkti, duhet të kërkoni ndërhyrjen e një qendre të autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar kodin që ndodhet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061

Kontaktoni me qendrën e autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" në zonën tuaj (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-sistenza/) dhe tregojini kodin që jepet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061

Defekti estetik i produktit duhet t'i raportohet teknikut përgjegjës gjatë instalimit të pajisjes ose kur hapni ambalazhin e aspiratorit. Ankesat e mëvonshme dhe ndërhyrjet e tjera nga qendra e asistencës teknike nuk mbulohen nga garancia.

Jo. Duhet të respektoni largësinë minimale që jepet në broshurën e udhëzimeve, si për njohjen e garancisë, ashtu edhe për sigurinë e ambientit të kuzhinës.

Po, tubi që vjen nga aspiratori bashkohet me vrimën. Vrima duhet të ketë një diametër prej të paktën 120 mm.